“All Star” në prag, këto janë çmimet marramendëse të biletave

Basketboll 14 Shkurt 2020 22:52

Vikendi i ‘All-Star’ në NBA pritet të ketë vetëm spektakël, por për ta parë këtë spektakël nga afër duhen shumë para.

Biletat për vikendin e ‘All-Star’ i cili do të zhvillohet në Chicago, do të kenë çmime shumë të larta.

‘Usatoday’ raporton se një mesatarja për një biletë do të sillet deri në 1934.47 dollarë.

Kjo shifër do të eklipsonte atë të ‘All-Starit’ të vitit 2018, e cila kapte shifrën e 1743.73 dollarëve (mesatarisht).

Biletat për ‘All-Starin’ e këtij vikendi do të nisin nga çmimi më i lirë, 713 dollarë.

Këto çmime sigurisht se janë shumë të larta, por nuk pritet të afektojnë prezencën në palestrën e Chicagos.

-->