“Alla Messi”, goli i jashtëzakonshëm i Zhegrovës ndaj klubit zviceran

Futboll 13 Janar 2021 16:12

Basel ka fituar thellë takimin miqësor ndaj Aarau, transmeton Insporti.

20 herë kampioni i Zvicrës, triumfoi 5-0 në takimin miqësor ndaj Aarau të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Një gol të bukur e realizoi edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili shënoi një gol në stilin e lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi.

Zhegrova fillimisht futi topin mes këmbëve të mbrojtësit kundërshtar, pastaj avancoi duke mposhtur portierin me një goditje të fortë me këmbën e majtë.


-->