Allegri e zbulon të ardhmen e tij

Futboll 20 Maj 2019 09:19

Massimiliano Allegri ka zbuluar se nuk dëshiron të pushojë një vit pas largimit nga Juventusi në fund të këtij edicioni, derisa plani i tij është që të gjejë një projekt që e bind.

Juventusi kishte njoftuar të premten e kaluar se Allegri nuk do të jetë pjesë e klubit në edicionin e ardhshëm.

“Kam folur me presidentin pas Ajaxit dhe ne kishim plane që të vazhdonim, por gjatë gjashtë javëve të fundit apo kështu diçka ne u ulëm së bashku dhe e arritëm konkluzionin e njëjtë”, ka deklaruar Allegri.

“Unë nuk jam duke kërkuar në mënyrë të posaçme një vit pushim. Unë do të pushoj vetëm nëse më duhet, përndryshe ideja është që të gjej një projekt që më bind mua”, shtoi ish-trajneri i Milanit./Insporti