Allegri tregon cilët lojtarë i ka të gatshëm e cilët jo: “Sezoni fillon tani”

Futboll 11 Janar 2019 14:34

Max Allegri beson se sezoni fillon tani për Juventusin para ndeshjes në Kupën e Italisë me Bolognan, që do të zhvillohet të shtunen.

Juve është nëntë pikë pra Napolit në Serie A dhe ka siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions League.

Këtë vikend, Zonja e Vjetër, përballet me Bolognan në Kupën e Italisë, ndërsa të mërkurën do të tentojë të rrëmbejë trofeun e Superkupës së Italisë, kur të përballet me Milanin.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri Juves foli për lojtarët që janë në dyshim dhe ata që janë të gatshëm.

“Në të djathtë do të luajë De Sciglio. Cancelo? Ai do të kthehet për Superkupë”.

“Bonucci do të startojë gjithashtu, ndërsa do të shohim për Pjanicin”.

“Mandzukic? Siç ka thënë edhe ai, ‘jo mirë’, nuk është ende i gatshëm”.

“Kean dhe Zpinazzola gjithashtu mund të startojnë”, tha mes tjerash Allegri. /Insporti.com/