Allianz Arena me dhomë luksoze
Futboll
12 Shkurt 2018
12:22

Bayern Munchen e dërgon një nivel më lartë përcjelljen e ndeshjeve në “Allianz Arena”, duke futur dhoma luksoze në lozha.
Ekipi gjerman i Bundesligës, ka arritur marrëveshje me rrjetin e hoteleve të njohura “Marriott International”, për ta pajisur lozhën e stadiumit “Allianz Arena”, me dhomë luksoze sikur në një hotel me pesë yje.
Të interesuarit për një pagesë që pritet të jetë goxha e lartë, mund ta shohin spektaklin e ndeshjeve të Bayern Munchen nga kjo dhomë luksoze, që do të ketë të përfshira të gjitha shërbimet. /Insporti.com