Alonso do të garojë në 24 Orët e Le Mans

Formula 1 31 Janar 2018 16:48

Skuadra e Meklarenit në Formula 1, së bahsku me pilotin spanjoll, Fernando Alonso konfirmuan se kanë arritur marrëveshje rreth pjesëmarrjes në garën “24 orë Le Man”.

Spanjolli kërkon sfida të reja jashtë Formula 1 , posaqërisht për faktin se makina e tij nuk është konkurente me makinat e skuadrave të tjera më të mira në kampionatin e Formula 1.

Vitin e kaluar , spanjolli zëvëndësoi Çmimin e Madh të Monakos me garën “Indi 500”, me çka vetëm konfirmoi se dëshiron që të shfrytësojë rastin e vet, derisa është në formë të mirë.

Alonso do të jetë pjesë e ekipit Tojota dhe do të drejtojë makinën TSO50 Hybrid.

-->