Alonso refuzon ofertën e Red Bullit

Formula 1 21 Gusht 2019 12:26

Red Bulli i ka bërë një ofertë Fernando Alonsos për ta dejtuar makinën austriake në pjesën e dytë të këtij sezoni, por shoferi spanjoll ka refuzuar.

Sipas “Mundo Deportivo”, para se Red Bulli ta bënte shkëmbimin në mes të Pierre Gasly dhe Alexander Albon mendoi të sillte një ikonë të garave të Formulës 1.

Gjithsesi, Alonso ka refuzuar ta drejtojë makinën austriake, duke iu përgjigjur me një “jo” kësaj oferte.

Mësohet se Alonso nuk ka preferuar për dy arsye: Nuk dëshironte të ulej në ulësen e një makine në mesin e sezonit dhe nuk dëshironte të kishte si shok skuadre Max Verstappen.

“I kam idetë e qarta për të ardhmen dhe nuk pres të më kërkojë njeri në mes të sezonit. Kam qenë unë ai që ka zgjedhur gjithnjë ku dhe kur do të garoj dhe këtë vendim e marr vetëm për të mirën time”, u shpreh Alonso, që pritet të garojë në Rally Dakar.