Alvarez – Jacobs, skena si në filmin ‘Matrix’

Boks 05 Maj 2019 22:28

Mbrëmë në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, Saul “Canelo” Alvarez mposhti Daniel Jacobsin për titullin e kampionit të botës në peshat e mesme, përmes një vendimi unanim.

Meksikani dominoi në rundet e parë të meçit, duke bombarduar Jacobsin me grushte mirë të menduara, derisa me lëvizje të shpejta iu shmang goditjeve të kundërshtarit.

Mirëpo, në rundet e tjerë, Jacobsi mori iniciativën, duke treguar fuqi dhe përqëndrim superior ndaj kundërshtarit.

Por, përpjekjet e vonshme të Jacobsit nuk iu shpaguan, derisa juria vendosi për rezultatin 115-113, 115-113 në favor të Alvarezit.

Ndoshta pika më e fortë e Alvarezit në këtë meç ishin lëvizjet e shpejta, duke iu shmangur grushteve të kundërshtarit në mënyrë të jashtëzakonshme.

Momenti kur u nënvizua shpejtësia brilante e Alvarezit erdhi në rundin e katërt, derisa dy boksierët po luftonin kokë më kokë në qendër të ringut.

Jacobs tentoi jo më pak se 10 grushte brenda pesë sekondave, në kokë dhe trup, por Alvarez – befasisht – arriti t’i shmanget të gjithave.

Shikoni pamjet e mëposhtme.