Alves fshin hundët dhe pastron dorën tek Ronaldo (Video)

Futboll 07 Mars 2018 11:54

Takimi i mbrëmshëm në mes PSG dhe Real Madrid në Ligën e Kampionëve, solli disa momente interesante, sidomos në duelin në mes Dani Alves e Cristiano Ronaldo.

Ronaldo nuk e kishte aspak të lehtë ndeshjen me PSG , ai ishte në qendër të vëmendjes së lojtarëve të PSG, e në veçanti i Dani Alvesit.

Ylli brazilian e ngacmoi CR7 gjatë gjithë takimit, por këtij të fundit gjitha këto nuk iu dukën interesante, përveç një momenti kur ia ktheu duke tentuar ta godas lehtë më këmbë.

Momenti që vazhdon të komentohet është kur gjatë një korneri Alves fshiu hundët me dorë dhe pastaj e fshiu dorën për fanelle të Ronaldos. Momentin u ftojmë ta ndiqni në video. /Insporti.com

 

-->