Alves provokon Realin, kundërpërgjigjet Ramos

Futboll 05 Mars 2018 18:37

Sergio Ramos ka kërkuar nga lojtarët e Real Madridit që të bëjnë më të mirën në ndeshjen e kthimit ndaj PSG në ‘Parkun e Princave’.

“Ne do të bëjmë atë që bëjmë gjithmonë dhe do të përpiqemi të ruajmë fokusin maksimal. Ne do të përpiqemi të bëjmë atë që bëmë në shtëpi. Kemi respekt të madh për Parisin, por ne jemi të sigurt për aftësitë tona”, ka deklaruar Ramos.

“Duhet ta përfundojmë këtë përballje në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojërat e mëdha janë për lojtarët e mëdhenj, dhe ne duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”.

Ramos ka folur edhe për mungesën e Neymarit në këtë ndeshje.

“Neymar është një lloj lojtari mungesa e të cilit do ta dëmtonte cilindo ekip. Por ne duhet të vazhdojmë si zakonisht”

Deklaratat e Dani Alvesit

Kurse, ai nuk pajtohet me Dani Alvesin se PSG-ja ishte skuadër më e mirë në “Bernabeu”, ku Madridi fitoi 3-1, ekipi i ZIdanit i realizoi dy gola pas minutës së 80-të.

“Në ndeshjen e parë, ndoshta na mungoi eksperienca. E kontrolluam ndeshjen, bëmë paraqitje shumë të mirë, por kundër një ekipi të niveli të lartë (Real Madridi), ju kurrë nuk mund të relaksoheni. Luajtëm mirë për 80 minuta, u ndëshkuam në 10 minutat e fundit”, kështu tha Alves gjatë ditës së hëne.

Por, reagimi i kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, ishte i menjëhershëm.

“Çdo kush e ka mendimin e tij, ashtu si Alves dhe e respektoj. Nuk dua të hyjë dhe diskutoj për këtë. Unë mendoj krejtësisht ndryshe. Në “Bernabeu” bëmë ndeshje të mirë, por edhe gabime, kështu që nuk pajtohem me atë që thotë ai. Nesër është dita për t’i treguar të gjithëve vlerën e ekipit”, tha Ramos.

-->