Ambasadori amerikan përgëzon Dardanët për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja 11 Shtator 2019 09:55

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett e ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për performancën e saj të fortë kundër Anglisë.

Sipas ambasadorit Kosnett, në sport dhe në shumë fusha të tjera, Kosova po tregohet e gatshme për liga të mëdha.

“Urime ekipit të Kombëtares së Kosovës për paraqitjen e fortë kundër Anglisë. Në sport, si në fusha të tjera, Kosova po e dëshmon veten se është e gatshme për nivelet e mëdha. Mezi e presim ndeshjen e radhës në shtëpi”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni urimin e plotë të tij në gjuhën angleze. /Insporti.com/