Ambasadori britanik për Kosovën: Duam fitore

Nations League 11 Tetor 2018 20:08

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar pak para ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Maltës.

O’Connell me këtë rast është shprehur optimist se Kosova do të fitojë sonte.

“Duam fitore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, tanimë para Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë janë pozicionuar edhe forca të shumta policore madje edhe ato të njësive speciale, me qëllim që kjo ndeshje të zhvillohet e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kosova dhe Malta do të ndeshen sot me fillim nga ora 20:45 e vlefshme për Ligën e Kombeve.