Ambasadori kosovar i reagon ashpër Djokovicit i cili këndoi këngë nacionaliste për Kosovën

Tenis 13 Janar 2020 10:52

Novak Djokovic dhe kolegët e tij në ekipin përfaqësues të Serbisë në tenis që garoi në ATP Cup, përveç për rezultatet sportive, për fat të keq vëmendjen në opinion po e marrin edhe me provokime nacionaliste, shkruan Insporti.

Djokovic pas triumfit me në ATP ka postuar një video në Instagram ku dëgjohet duke kënduar këngën Vidovdan 1389, një nga “himnet” nacionaliste serbe në raport me Kosovën.

Kjo video ka shkaktuar reagime të shumta te shqiptarët, ndër ta edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana, i cili e ka quajtur primitiv tenistin serb pas publikimit të videos.

“Pas marshit ushtarak, ata kanë vazhduar me Kosovën. Mund të bëhesh fitues i ATP-së, por mbetesh një primitiv, i prapambetur edhe një nacional-shovinist i zakonshëm ballkanas. Nuk është e rastësishme që Novak Gjokoviç është tenisti më pak i dashur nga kampionë e tenisit në histori të këtij sporti “, ka shkruar Cana”, ka shkruar ai në Twitter, raporton Insporti.com.

 

 

Përveç Djokovicit aty shihen edhe kolegët e tij të tjerë në ekipin kombëtar si Troicki, Lajovic, Zimonjic dhe të tjerë, raporton Insporti, bazuar në pamjet e postuara në rrjete sociale.

Serbia doli fituese e kupës së ATP-së, garë të cilën shumica e tenistëve e shfrytëzuan edhe si përgatitje për Australian Open, grand slam turneun e parë të këtij sezoni, që zhvillohet në Melburn. /Insporti.com/

-->