Amir Rrahmani asiston në barazimin e Veronas ndaj Interit

Futboll 09 Korrik 2020 23:49

Hellas Verona dhe Interi kanë ndarë pikë në duelin e sotëm të javës së 31-të në Serie A, transmeton Insporti.

Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, barazim ky që largon përfundimisht nga gara për titull ekipin e Antonio Contes.

Golat u shënuan nga Darko Lazovic, Miguel Veloso ndërkohë për Interin shënuan Antonio Candreva dhe autogol nga Federico Dimarco.

Amir Rrahmani ka asistuar për Miguel Veloson, i cili shënoi në minutën e 86-të.

Kumbulla doli nga fusha në minutat e fundit për shkak të lodhjes, teksa zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Lukakut. Pas kësaj humbje Interi mbetet në vendin e katërt me 65 pikë, një më pak se Atalanta.

-->