Amir Rrahmani e dëshmon se pse e bleu Napoli (VIDEO)

Kombëtarja 26 Janar 2020 16:16

Amir Rrahmani ka treguar edhe një herë se pse është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali aktualisht.

Në takimin që Verona po e zhvillon kundër Lecces, Rrahmani dëshmoi se pse Napoli e transferoi atë, duke u bërë hero i ekipit të tij, shkruan Insporti

Verona po udhëheq 2:0 në shtëpi kundër Lecces, dhe porta e vendasve nuk do të mbetej e paprekur po të mos ishte për Amir Rrahmanin.

Kapiteni i ‘Dardanëve’ pasi u mposht portieri Marco Silvestri dhe porta mbeti e zbrazët, luajti rolin e portierit duke i mohuar golin kundërshtarit.

Pritjen heroike të Rrahmanit mund ta shikoni më poshtë. /Insporti.com/

-->