Amir Rrahmani falënderon trajnerin për këshillat në çdo stërvitje

Futboll 19 Tetor 2021 20:32

Mbrojtësi ‘Dardan’, Amir Rrahmani po kalon një formë të shkëlqyeshme me klubin e Napolit, dhe meritat për formën e mirë 27 vjeçari deklaron se i ka trajneri Spalletti, transmeton Insporti.

Rrahmani për mediet në Itali theksoi se meritë e kësaj forme ishte edhe përmirësimi i vazhdueshëm nën urdhrat e trajnerit të Napolit.

“Po bëjmë të gjithë një punë të mirë, si skuadër, edhe falë stafit. Po i marrim ndeshjet me radhë. Për momentin nuk po shohim shumë larg pasi e dimë së kampionati është shumë i gjatë. Rruga që duhet përshkuar është e gjatë ndaj për këtë arsye i marrim ndeshjet me radhë.

“Spaleti i përgatit shumë mirë ndeshjet. Kur përballemi me një kundërshtar, i dimë pikat e tij të dobëta. Po ndjekim udhëzimet e tij. Trajneri çdo ditë më jep këshilla në stërvitje. Duken si detaje të vogla në atë moment, por nëse i bashkojmë bashkë, atëherë bëhen të rëndësishme”, tha Rrahmani për mediat italiane.

-->