Amir Rrahmani: ‘Kam mbetur vetëm me biçikletën’

Kombëtarja 24 Mars 2020 17:34

Amir Rrahmani si shumë të tjerë është i detyruar të qëndrojë në shtëpi për shkak të përhapjes së Koronavitusit.

Aq në tepër në Itali, një shtet i cili është më i prekuri në Europë, ku edhe numri i viktimave është i madh. Mbrojtësi ka dhënë një intervistë për “Fan Zone” ku shprehet se është një situatë e vështirë.

“Karantinimi? Më duket e çuditshme, është një situatë shumë e vështirë, nuk e di si ta shpjegoj. Tërmeti në Kroaci ishte një ngjarje e papritur, për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Është e vështirë të stërvitemi në shtëpi, ndryshe nga ajo që bëjmë në stërvitje me ekipin.

Pas ndeshjes me Sampdorian jemi izoluar direkt, sidomos pas momentit kur morëm vesh që aty kishte pasur lojtarë me Koronavirus. Kontrata ime me Napolin nis në 1 korrik. Në Itali është vendosur që minimumi deri në 4 prill të jemi brenda, por kjo datë do të zgjatet.

Tani kam ngelur vetëm me biçikletën time, nuk jam në një lidhje. Më mirë që u shty ndeshja me Maqedoninë, pasi do luanim pa tifozë dhe është e vështirë të luash pa tifozë.”, u shpreh Rrahmani.

-->