Amir Rrahmani mesazh për Agim Ademin

Kombëtarja 07 Korrik 2019 23:34

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka falënderuar kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi për mbështetjen dhe kushtet që ua ka krijuar, shkruan Insporti.com.

Kryetari Ademi të shtunën (dje) ka bërë një vit që është në krye të FFK-së dhe me këtë rast reprezentuesi i “Dardanëve”, Amir Rrahmani e ka falënderuar për kushtet që janë krijuar nën udhëheqjen e Ademit.

“Përfaqësueses së Kosovës nuk i mungon asgjë, i kemi të gjitha kushtet. Sa herë që jemi në Kosovë qëndrojmë në hotelin më të mirë, po ashtu edhe kur udhëtojmë ambientohemi në hotelet më të mira. Gjatë këtij viti kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe për këtë e falënderoj kryetarin Ademi”, ka thënë Rrahmani, transmeton Insporti.com.