Amir Rrahmani së bashku me menaxherin e tij udhëtojnë për në Itali

Futboll 25 Qershor 2019 19:33

Tashmë është e sigurt se Amir Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të bartë fanellën e skuadrës italiane, Hellas Verona, raporton Insporti.com.

Insporti gjatë ditës raportoi se Rrahmani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Hellas Verona dhe se sot do të udhëtojë për në Itali për kryer testet mjekësore.

 

Hellas Verona i ka paguar klubit kroat, Dinamo Zagrebit 2.1 milionë euro për kartonin e 25 vjeçarit.

Menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj i cili ka postuar një foto ku shkruan se janë rrugës për në Itali.

“Itali, ne po vijmë”, janë fjalët e Aliaj.

Kujtojmë se mbrojtësi prishtinas më parë ka luajtur te skuadrat si Drenica, Partizan e Dinamo Zagreb.

-->