Amir Rrahmani shkëmben “puthje” me moderatoren e njohur të Digitalb

Kombëtarja 13 Tetor 2019 08:49

Ylli i mbrojtjes së Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka shoqëri të mirë me moderatoren e njohur të Supersport Digitalb, Leila Kraja, shkruan Insporti.com.

Rrahmani i cili është ndër futbollistët më të mirë shqiptar në vitet e fundit, i ka komentuar në një fotografi të postuar nga Kraja në rrejtin social Instagram.

Kraja ishte prezente në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë nga afër ndeshjen Kosovë – Çeki, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat 2:1.

 

Mbrojtësi i Hellas Veronës i ka dërguar një puthje virtuale, të cilën Kraja i ka kthyer.

Kraja është moderatore emisionit “EuroGol” që transmetohet çdo të hënë në SuperSport.

Ndryshe, Kosova nesër zhvillon ndeshjen e rëndëishme në kuadër të eliminatoreve kundër Malit të Zi. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45. /Insporti.com/

 

-->