Ana e errët e dasmës së Sergio Ramos

Futboll 23 Qershor 2019 18:22

Dasma glamuroze e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio të shtunën e kaluar, ka treguar edhe anën tjetër të medaljes, pasi një anëtare anonime e stafit, e kontaktuar nga mediat spanjolle, theksoi se ishte trajtuar si skllave.

Ajo zbuloi për emisionin televiziv Salvame të vërtetën e turpshme rreth dasmës së kapitenit të Real Madridit, duke thënë se sfondi i asaj që ndodhi nuk ishte aspak magjik dhe i përsosur.

Për shkak të kontratës së nënshkruar se do të gjobiten 100,000 euro nëse dikush jep detaje të dasmës, anëtarja e stafit u detyrua të mbetet anonime, dhe vuri në dukje se kurrë në jetën e saj nuk kishte punuar në kushte më të këqija.

“Më trajtuan si qen dhe kishte momente poshtëruese. Na detyruam të zhvisheshim të gjithë në të njëjtën tendë – burra dhe gra, dhe ashtu të zhveshur ndiheshim të turpëruar para njëri-tjetrit. Kemi punuar shumë orë pa ushqim dhe pije. Rreth orës tre të mëngjesit kemi ngrënë vaktin e parë. Na shërbyen nga ato që kishin mbetur në pjatat e mysafirëve”, zbuloi ajo.

Po ashtu, ajo ka treguar edhe kopjen e kontratës si dëshmi se me të vërtetë e pret një gjobë e majme nëse do të zbulohet identiteti i saj.