Anadolu Efes dominon në Euroleague, Bayerni fiton derbin gjerman

Basketboll 19 Dhjetor 2019 12:48

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 14-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra turke e Anadolu Efes vazhdon të kryesojë këtë turne, duke fituar edhe përballjen e radhës.

Turqit triumfuan 74-68 ndaj Zalgiris Kaunas jashtë fushe, fitorja e 12-të sezonale. Tjetër ndeshje e mirë për Efes, ku u dalluan Pleiss dhe Micic, me nga 18 pikë secili.

Barcelona dhe Real Madrid vijojnë të ndajnë vendin e dytë, duke fituar edhe sfidat e radhës. Skuadra katalanase mposhti 80-67 francezët e Villeurbanne (Abriones 16 pikë), ndërsa ajo “merengues” triumfoi 76-67 ndaj italianëve të Armani Milano (Randolph 16 pikë).

Rikthehet te fitorja skuadra kampione e CSKA Moskë, që mundi 100-74 serbët e Crvena Zvezda (Mike James 29 pikë).

Euroleague – Raundi i 14-të

Zenit st.Petërburg, – Maccabi Tel Aviv, 71-82

Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 68-74

Real Madrid – Armani Milano, 76-67

Panathinaikos – Fenerbahce, 81-78

Barcelona – Villeurbanne, 80-67

Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 105-77

CSKA Moskë – Crvena Zvezda, 100-74

Alba Berlin – Bayern Mynih, 76-77

Olympiacos – Khimki Moskë, 109-98

-->