Anadolu Efes fiton derbin turk dhe kryeson në Euroleague, e ndjekin Reali e Barcelona

Basketboll 16 Dhjetor 2019 20:11

Skuadra turke e Anadolu Efes vazhdon të kryesojë edicionin 2019-2020 të Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas takimeve të raundit të 13-të.

Anadolu fitoi 81-73 derbin me Fenerbahcen, duke korrur suksesin e 11-të sezonal (Simon 22 pikë e Larkin 20).

Në vendin e dytë qëndron Real Madrid, që mundi 93-77 Olympiacos (Causeur 18 pikë). Barcelona triumfoi 98-86 ndaj Panathinaikos në përballjen tjetër iberiko-helene (Mirotic 23 pikë), sukses që i lë të dyja skuadrat spanjolle në vendin e dytë, me nga 10 fitore secila.

Bie sërish skuadra kampione e CSKA Moskë, që u mund 90-88 nga Maccabi Tel Aviv, dy skuadra që bëjnë rokadë në renditje.

Humbja e katërt radhazi për italianët e Armani Milano, që u mundën 89-82 në Lion nga vendasit e Villeurbanne.

Euroleague – Raundi i 13-të

Khimki Moskë – Alba Berlin, 104-87
Fenerbahce – Anadolu Efes, 73-81
Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 64-72
Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 90-88
Real Madrid – Olympiacos, 93-77
Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 82-86
Bayern Mynih – Zenit st.Petërburg, 77-69
Villeurbanne – Armani Milano, 89-82
Barcelona – Panathinaikos, 98-86

-->