Analisti kosovar: Këtë lojtar të Realit nuk do e merrja as te Flamurtari

Futboll 12 Gusht 2019 20:18

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillimi i edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubet kosovare kanë kryer mjaft shumë përforcime në prag të fillimit të edicionit të ri, por ish-futbollisti Arsim Plepolli, tani trajner dhe analist futbolli, ka disa kritika.

Duke folur për përforcimet e shumta të klubeve kosovare, Plepolli thotë se duhet shikuar më shumë cilësia.

Madje, ai ka përmendur edhe futbollistin serb të Real Madridit, Luka Jovic.

“Jovic është top-lojtar, por as në Flamurtar nuk e kisha marrë”, tha Plepolli në emisionin “90 Plus”.

“Ai ka talent, por nuk është ende i gatshëm për këtë hap”, shtoi ai.