Analisti Lluminca flet për gjasat e Prishtinës në Ligën e Evropës

FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/20.
Skuadra kryeqytetase në finalen e kësaj gare e ka mposhtur Ballkanin e Therandës me rezultat 1:0.
Kjo është hera e shtatë që FC Prishtina triumfon në këtë kompeticion, derisa pas këtij triumfi, kryeqytetasit do të marrin pjesë në Ligën e Evropës.
Analisti Ardian Llumnica thotë se FC Prishtina ka një grup të shëndoshë të futbollistëve, derisa beson se skuadra do ta kalojë rundin e parë.
“FC Prishtina do ta ketë të vështirë të gjejë transferime në vendin tonë në këtë periudhë. Nëse nuk gjen ndonjë futbollist, Alban Shillova do t’i kryejë punë”, deklaroi Llumnica në “Sports Show”, përcjell “Zeri.info”.
“Besoj se FC Prishtina nuk do ta ketë problem në rundin e parë, besoj se këta futbollistë që i ka. Skuadra ka futbollistë të futbollistë të shëndosh dhe kjo ka rëndësi”, përfundoi ai.