Analiza tregon lëvizjet e jashtëzakonshme të CR7 pa top

Futboll 28 Mars 2019 22:45

Cili është më i mirë: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Është një pyetje që fansat e futbollit e kanë pasur të vështirë t’iu përgjigjen për shumë vite, derisa dilema ende vazhdon, transmeton Insporti.

E vërteta është se ata janë dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, derisa kemi qenë jashtëzakonisht me fat që e kemi përjetuar kohën e tyre.

Derisa aftësitë e Messit hedhen në pah vazhdimisht, një prej atributeve më të mira që posedon Ronaldo janë lëvizjet fantastike pa top.

FBL-ITA-SERIEA-BOLOGNA-JUVENTUS

Aftësia e tij për të gjetur hapësira brenda zonës së rrezikshme ka qenë një prej faktorëve kryesor pse ai ka shënuar 597 gola në karrierë.

Tani, një video-analizë në Twitter ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në lëvizje.

Në video mund të shohim disa teknika që Ronaldo përdorë për t’i ikur mbrojtësve.

Është vërtetë impresive dhe tregon si ka arritur të shënojë kaq shumë gola ylli portugez. /Insporti.com/