Ancelotti bën diferencën – Hysajt i premtohet paga më e lartë në karrierë

Futboll 25 Korrik 2018 14:46

Edhe pse përgjatë tërë verës është spekuluar shumë se Elseid Hysaj d të braktisë Napolin në këtë afat kalimtar dhe mund të kalojë në Chelsea ose ndonjë klub tjetër jashtë Italisë, duket se me ardhjen e trajnerit të ri të Napolit Carlo Ancelottit, gjërat kanë ndryshuar.

Ancelotti edhe më herët kishte deklaruar se është i kënaqur me Hysajn, kurse Gazzetta Dello Sport ka paralajëmruaer vazhdim të ontratës së Hysajt me Napolin dhge poagë rekorde për të.

“Gazetta” ka bërë me dije se Napoli do të ofrojë një kontratë të re për Hysajn, me zgjatjen dyvjeçare deri në vitin 2023. Jo vetëm kaq, por pritet që pagesa e Hysajt të shkojë deri në 2.6 milionë euro neto në vit, pa përfshirë klauzolat shtuese dhe bonuset e ndryshme. Në këtë mënyrë, shqiptari do të jetë në listën e futbollistëve të vlerësuar në ekip.

-->