Ancelotti blerjen e parë e kërkon te PSG

Futboll 25 Maj 2018 13:13

Trajneri italian Carlo Ancelotti, i cili pas shumë spekulimeve, ditë më parë nënshkroi kontratë me skuadrën e Napolit dhe nga stinori i radhës do të jetë në stolin e napolitanëve.

Me caktimin e Ancelottit në stolin e Napolit, tekniku italian do të filloj të bëjë edhe ndryshime, si pjesë e strategjisë së tij që e ka menduar për të arritur suksese, derisa rol të madh luajnë edhe transferimet e lojtarëve.

58 vjeçari menjëherë duket se e ka caktuar objektivin e tij kryesor për afatin kalimtar të verës, e ai është mesfushori anësor, Angel Di Maria, i cili që nga viti 2015 aktivizohet te skuadra franceze e Paris Saint-Germain.

Ancelotti ka respekt të madh për argjentinasin, që nga koha kur të dy ishin pjesë e Real Madrid, kurse disa mediume raportojnë se Di Maria veçse kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Parc des Princes”, pas disa problemeve që kishte me ish-trajnerin e parisienëve, Unai Emery, me mos inkuadrimin e argjentinasit në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com

-->