Ancelotti synon rikthimin në Premier League

Futboll 19 Shkurt 2018 10:23

Trajneri italian, Carlo Ancelotti prej se u largua nga gjermanët e Bayern Munchen është i papunë, por ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Madje sipas gazetës “The Mirror”, italiani është një ndër emrat e përfolur për ta zëvendësuar Unai Emery tek PSG, por Ancelotti preferon rikthimin në Premier League.

Thuhet se, kjo edhe është ndër arsyet pse ai ka vendosur të pushojë gjatë kësaj kohe, deri sa nuk i ofrohet ndonjë ofertë e duhur në Angli. /Insporti.com

-->