Ancelotti thotë se u shkarkua nga Real Madridi për shkak të këtij lojtari

Futboll 23 Shkurt 2019 17:08

Carlo Ancelotti mund të ketë kaluar dy sezone si trajner i Real Madridit, por impakti i tij në klub do të jetojë gjatë në kujtesën e fansave.

Ai udhëhoqi “Los Blancos” drejt titullit të dhjetë, që njihet ndryshe si “La Decima”, në Champions League, më 2014, transmeton Insporti.

Marrë parasysh dominimin e Realit në vitet e fundit në këtë kompeticion, është vërtetë e vështirë ta imagjinojmë se, para ardhjes së Ancelottit në “Bernabeu” më 2013, madrilenët nuk kishin fituar asnjë titull në Evropë, në më shumë se një dekadë.

Sidoqoftë, pavarësisht se fitoi titullin e shumë pritur evropian, tekniku italian u shkarkua vetëm 12 muaj më vonë, në maj të vitit 2015.

FBL-ESP-REALMADRID-ANCELOTTI

Ancelotti, i cili tani është trajner i Napolit, sugjeron se një mosmarrëveshje me Gareth Balen dhe “sjellja e tij egoiste” nxiti që marrëdhënia e tij me klubin të prishej shpejt.

“Altruizmi në skuadër është i rëndësishëm sepse nëse është diçka që më frustron, janë njerëzit të cilët janë egoistë në një situatë gjatë ndeshjes,” tha Ancelotti.

“Këto momente kur një lojtar duhet ta pasojë topin dhe nuk e bën. E kam paguar këtë gjatë karrierës sime.

“Arsyeja e mosmarrëveshjes me Florentino Perezin filloi pas zëvendësimit që i bëra Bales kundër Valencias.

Sevilla FC v Real Madrid CF - La Liga

“Bale u desh të pasonte te Karim Benzema, i cili do të shënonte në gol të hapur, por goditi vetë.

“E largova atë dhe filloi kaosi. Ndoshta altruizmi i tepruar është gjithashtu limit për një sulmues, pasi ai ka nevojë për pak egoizëm, por jo nëse është i tepruar.” /Insporti.com/

-->