Ander Herrera nuk pranon përfshirjen në trukim

Futboll 08 Shkurt 2018 11:01

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera ka refuzuar se është i përfshirë në trukime të ndeshjeve.

Gjykatësit në Spanjë janë duke hetuar një ndeshje të vitit 2011 në mes Real Zaragoza dhe Levante, ku në atë kohë Herrara luante për Zaragozën.

Në një deklaratë Herrera u shpreh se kishte deklaruar në vitin 2014, kur kjo çështje ishte ngritur, se ai kurrë nuk do të përfshihej në një skemë të tillë të trukimit të ndeshjeve.

“Nëse do të thirrem për të dhënë dëshminë time, do të isha i lumtur të paraqitesha pasi ndërgjegjja ime është e pastër për këtë gjë. Unë jetoj për futboll dhe besoj tek fair-play, si brenda por edhe jashtë fushës”, tha Herrera duke përfunduar deklaratën e tij.

Në fund të sezonit të La Ligës në vitin 2011, pas fitores së Real Zaragozës kundër Levantes 2-1, skuadra e Deportivo La Coruna kishte rënë nga La Liga. /Insporti.com

-->