Anderson shkruan historinë në Wimbledon, pas 97 vitesh…

Tenis 13 Korrik 2018 21:31

Për herë të parë pas 97 vjetëve, një finalist në Wimbledon do të jetë nga Afrika e Jugut – ai është Kevin Anderson.

Anderson e mundi 3-2 (7-6, 6-7, 6-7, 6-4, 26-24) rivalin amerikan John Isner në gjysmëfinalen e luajtur në fushat me bar të Londrës.

Një maratonë e vërtetë kjo sfidë, që zgjati 6 orë e 35 minuta, duke u bërë ndeshja e dytë më e gjatë e historisë së Wimbledonit (ndeshja më e gjatë përfshin sërish Isner, që 8 vite më parë pat mundur Nicolas Mahut pas 11 orësh e 5 minutash).

Kështu, sipas BBC Sport, kjo është hera e parë që një tenist i frikës së Jugut e prek finalen e Wimbledonit, aty ku do të presë fituesin e duelit mes Rafael Nadal dhe Novak Djokovic. /Insporti.com/

-->