Andi Lila tregon se kush do ta fitojë “Euro 2020”

Futboll 28 Qershor 2021 16:31

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila ka dhënë mendimin e tij për fituesin e “Euro 2020”.

“Besoj që Belgjika e fiton Euro 2020!”, ka shkruar Lila në Facebook.

Ndryshe, Belgjika e mposhti dje Portugalinë e Cristiano Ronaldos, duke kaluar tutje në fazën e çerekfinales.

Kujtojmë se, ish- futbollisti kavajas, Andi Lila ishte përfshirë në fushatën elektorale të PD-së, ku ishte dhe një ndër kandidatët për deputet të kësaj partie politike. /Insporti

-->