Andre Gomes fillon stërvijet pas lëndimit të rëndë që kishte pësuar

Futboll 14 Janar 2020 16:38

Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes, është parë në qendren stërvitore në ‘Finch Farm’ tek niste stërvitjet individuale dy muaj e gjysmë pasi theu këmben, transmeton Insporti.

Mesfushori portugez ështe pritur të mungonte gjatë gjithë sezonit por ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga lëndimi horror që kishte pësuar. Ai pritet që shumë shpejtë të kthehet në fushat e blerta.

Kujtojmë që Andre Gomes kishte thyer kyçin e këmbës pas një dueli me mbrojtësin e Tottenhamit, Sergie Aurier.

Mesfushori portugez numëron vetëm 8 paraqitje në fanellen e Evertonit, pas transferimit të tij nga Barcelona verën e shkuar.

Andre Gomes arrived at Everton's Finch Farm training complex to continue his rehabilitation

-->