Andres Iniesta: Xavi i gatshëm të zëvendësoj Koemanin

Futboll 21 Shtator 2021 16:27

25 vite që nga arritja e Iniestas në La Masia. Një çerek shekulli pas lëvizjes së tij në Barcelona, Andres Iniesta ka analizuar të tashmen, ka imagjinuar të ardhmen dhe ka dhënë opinionin për gjendjen momentale dhe problemet te Barcelona.

Goal ka publikuar një intervistë me të me rastin e 25 vjetorit të arritjes së Iniestas në klub.

Ai u pyet edhe nëse Xavi është i gatshëm ta zëvendësojë Koemanin në rolin e trajnerit të Barcelonës.

Ish-mesfushori spanjoll pohoi duke thënë se Xavi ka vetëbesim për t’u përballur me këtë sfidë.

“Mendoj që po. Nëse më pyesni nëse e mendoj Xavin në stolin e Barcelonës. Veçanërisht sepse Xavi po përgatitet dhe po stërvitet për ta udhëhequr Barcelonën. Ai ka vetëbesim për t’u përballur me këtë sfidë”, tha Iniesta.

-->