Andy Murray triumfon në Belgjikë – ky është reagimi emocional

Tenis 21 Tetor 2019 12:28

Andy Murray ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, pas tetë muajve pauze, shkruan Insporti.com.

Murray ka triumfuar në turneun ATP të Anversës në Belgjikë, duke e mposhtur në finale tenistin zviceran, Stanislas Wawrinka.

Ish numri një botë fitoi me përmbysje në rezultat (3-6, 6-4, 6-4).

Ky është titulli i 46-të në karrierë për të.

 

Në janar tenisti briatnik kishte deklaruar se do të tërhiqej nga karriera aktive, pas problemeve të shumta me lëndime.

Megjithatë, ai luftoi deri në fund për t’u rikthyer dhe lotët pas triumfit tregojnë më së miri karakterin e tij. /insporti.com/

-->