Angel di Maria i indinjuar me Real Madrid

Futboll 14 Shkurt 2018 07:40

Kur mbeten vetëm pak orë nga përballja madhështore kundër ish-ekipit të tij, argjentinasi Angel di Maria ndër të tjera komentoi se e kaluara e tij te Real Madrid ku ai luajti në të kaluarën, nuk do të ndikonte që ai të luajë në të ardhmen te Barcelona.

“Marrëdhënia ime me Real Madrid ka përfunduar, cikli im kishte mbërritur në fund shumë kohë më parë dhe sinqerisht unë nuk do ta kisha aspak problem të luaja tek Barcelona”, deklaroi Di Maria në një intervistë për revistën franceze “So Foot”.

Argjentinasi rrëfeu po ashtu se klubi i vetëm për të cilin nuk do të luante asnjëherë është Newell’s Old Boys, rival i Rosario Central, ekip ky në të cilin u formua Di Maria.
Mesfushori anësor ka treguar se prej disa muajsh, është duke u trajtuar nga një psikolog i cili është duke i ndihmuar që të rikuperohet më shpejt nga dëmtimet, për t’i parandaluar ato dhe për të relativizuar presionin, në mënyrë që të jetë më i relaksuar.

Ai solli ne kujtesë një episod nga Botërori 2014, kur morri një letër nga Real Madrid, që e paralajmëronte atë të nënshkruante një kontratë me përfaqësuesen argjentinase. Një marrëveshje sipas të cilës përfaqësuesja Albiceleste, do të mbante përgjegjësi për çdo gjë që mund t’i ndodhte lojtarit në finale kundër Gjermanisë.

“Mora mundimin ta lexoj letrën dhe pastaj e kam grisur. Nuk kam nevojë të kujtojë atë letër që të jem i motivuar kundër tyre (Real Madrid). Përballja me madrilenët është gjithmonë një motivim në vetvete”, shtoi Angel di Maria.

Përndryshe argjentinasi dhe skuadra e tij PSG, takohen sonte në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madrid, në 1/8 e finales të Ligës Së Kampionëve. /Insporti.com

-->