Angli-Poloni: Ky gol mund të jetë gjëja më e bukur që do shohim sot

Futboll 22 Mars 2019 09:28

Portieri i Anglisë dhe Southamptonit, Angus Gunn ka mësuar një leksion të rëndësishëm për rëndësinë e rregullimit të murit gjatë ndërprerjeve, pavarësisht sa larg janë ato.

Të enjten mbrëma, Kombëtarja U21 e Anglisë ishte nikoqire e miqësores me Poloninë në stadiumin e Bristol Cityt, “Ashton Gate”, transmeton Insporti.

Polonia barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 34-t, me anë të një goditje të jashtëzakonshme nga i riu i Legia Varshavës, Sebastian Szymanski.

England v Poland - U21 International Friendly

Nga rreth 30 metra distancë, 19-vjeçari lansoi një goditje të fuqishme në qoshen e epërme të portierit, duke mos i lënë asnjë gjasë intervenimi Gunnit.

Jo shumë portierë në botë do ta pritnin këtë, por prapë fajtor është vetë Gunn.

23-vjeçari dështoi të organizonte murin e gjallë, derisa asnjë futbollist nuk u pozicionua para topit.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->