Anglia e fiton vendin e tretë në Nations League, mundi Zvicrën me penallti

Nations League 09 Qershor 2019 18:01

Anglia e ka fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve, pasi e ka mundur Zvicrën me anë të penalltive pas 120 minutave lojë.

Zvicra dhe Anglia nuk arritën që ta përcaktojnë fituesin e sfidës për vendin e tretë në Ligën e Kombeve në kohën e rregullt e as në minutat shtesë, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Anglia arriti në minutat e fundit të kohës së rregullt që të shënojë gol, mirëpo gjyqtari i ndeshjes, Ovidiu Hategan, e anuloi atë pas rishikimit në VAR, që rezultoi me një ndërhyrje në sulm nga Callum Wilson.

Ndeshja shkoi në vazhdime me dy herë nga 15 minuta, por që as aty nuk kishte gol, duke bërë që sfida të vendoset me gjuajtje të penalltive.

Anglia ishte më efikase nga pika e bardhë, duke e mposhtur Zvicrën 6-5 me anë të penalltive, e që kështu arriti edhe ta zinte vendin e tretë në garën më të re të UEFA-s.

Granit Xhaka ishte njëri ndër lojtarët që e ekzekutoi penalltinë për Helvetikët, duke u treguar i saktë në përballje me Jordan Pickfordin e Anglisë, mirëpo Josip Dermic ishte i pasaktë në penalltinë e fundit.

Vlen të ceket se finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sot (9 maj) nga ora 20:45 në mes të Portugalisë dhe Holandës në stadiumin ‘Estadio do Dragao’.

-->