Anglia e “shkel” Shqipërinë në ‘Wembley’ – Harry Kane realizon hat-trick në 45 minutat e para

Futboll 12 Nëntor 2021 21:43

Ka përfunduar pjesa e parë mes Anglisë dhe Shqipërsië.

Anglia është në avantazh prej pesë golave ndaj Shqipërisë pas pjesës së parë.

‘Tre Luanët’ ishin thuajse gjatë gjithë 45 minutave të parë në zonën e mysafirëve, duke pasur sulme të parreshura për çdo moment.

Harry Kane realizoi hat-trick në minutat 18′ 33′ 45+2′ gjersa dy të tjerët u realizuan nga Maguire i cili e hapi sfidën në minutën e nëntë, dhe Henderson i cili realizoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 28

-->