Anglia – Kosova, ky është momenti kur “Dardanët” dhuruan spektakël në fushë

Kombëtarja 11 Shtator 2019 10:39

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmë dhuroi spektakël në fushë, përkundër humbjes.

5:3 ishte epilogu i “trillerit” të mbrëmshëm në Southampton, ku Kosova shënoi brenda vetëm 40 sekondave, shkruan Insporti

Në pjesë të parë, Kosova i pësoi pesë gola, kurse në pjesë të dytë ishte dukshëm më e mirë, duke i shënuar dy dhe duke mos e pësuar asnjë.

Valon Berisha ishte ndër më të mirët në fushë te Kosova, duke i realizuar dy gola në këtë takim, derisa Vedat Muriqi shënoi një gol dhe bëri dy asistime.

Në pjesë të dytë, kur po luheshin pesë minutat e fundit të takimit, “Dardanët” ishin shumë afër golit të katërt, kur golit iu afrua mesfushori Bersant Celina.

Ky aksion nisi që nga portieri Arijanet Muriqi, për të vazhduar nga mbrojtja e deri te sulmi.

Aksionin ku Kosova “i dhuroi leksion” Anglisë, mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/