Anglia merr një tjetër lajm të keq para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja 12 Nëntor 2019 11:52

Qendërmbrojtësi i Anglisë, Harry Maguire, pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Maguire gjatë këtij afati veror u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi u transferua në Manchester United për 85 milionë euro nga Leicester City.

Sipas medias angleze Daily Mail, Maguire nuk është mirë nga gjendja fizike dhe pritet të mungojë në ndeshjen kundër Malit të Zi apo Kosovës.

Anglezi për “Djajtë e Kuq”, nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe ka luajtur gjithmonë në formacionin e parë.

Ai ishte titullar edhe në ndeshjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në stadiumin ‘St Mary’s’ në Southampton.

-->