Ankohet Haxhi Krasniqi: Dikush po punon kundër meje

Sporte luftarake 05 Gusht 2020 13:54

Haxhi “Robin” Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, e ka lëshuar një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Boksieri i mirënjohur kosovar, pretendon se është dëmtuar në disa raste kur i ka humbur meçet e tij.

Krasniqi thotë se kundërshtarët e tij thellë në zemër e dinë se akoma nuk e kanë mposhtur.

Ai më parë është shpallur kampion i botës në kategorinë super të mesme.

Ky është reagimi i Kraniqit në faqen zyrtare në Facebook:

Unë vërtetë i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mijë në mënyrë të jashtligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do më mposht.

Ata që tani e ndiejnë vetën të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje, këtë ua premtoj, sinqerisht.

-->