Antetokounmpo shkruan historinë në NBA

Basketboll 07 Nëntor 2019 23:54

Giannis Antetokounmpo është futur në histori të NBA.

Ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, po vazhdon me paraqitjet fenomenale si në sezonin e kaluar kur u shpall MVP.

Greku së fundmi është futur në histori të NBA, pas tetë ndeshjeve të para të sezonit.

“Greek Freak’ është lojtari i parë në histori të NBA që regjistron 200+ pikë, 100+ kërcime dhe 50+ asistime në tetë ndeshjet e para të sezonit.

Mbetet të shihet nëse Giannis do të vazhdojë me paraqitjet e tilla dhe ta mbrojë titullin e MVP edhe këtë edicion.