Anthony Davis bënë historinë me Pelicans!

Basketboll 03 Shkurt 2018 09:20

Në ndeshjet e të premtes mbrëma në NBA, takimi kryesor për t’u përcjell ishte ai në “Chesapeake Energy Arena”, ku u takuan vendasin e Oklahoma City Thunder me New Orleans Pelicans.

Së paku nëse për asgjë tjetër, kjo ndeshje epitetin e sfidës kryesore të së premtes e meritoi me rekordin e Anthony Davis, i cili me 43 pikët e shënuara (që është rekord personal), hyri në histori të Pelicans si realizatori më i mirë duke e kaluar David West.

Ishte një ndeshje në të cilën përkundër edhe një triple-double të Westbrook dhe një paraqitjeje solide nga Steven Adams e Jerami Grant, Thunder nuk arritën në shtëpi t’i bëjnë ballë ekipit nga New Orleans, me shënimet e Davis dhe asistimet e dyshes Jrue Holiday e Rajon Rondo. Anthony Davis arriti këtë rekord përball Steven Adams që cilësohet një prej lojtarëve defensivë më të fuqishëm në brendësi të mbrojtjes. Pas ndeshjes Davis u shpreh se është i lumtur për këtë rekord të arritur, mirëpo theksoi se kjo gjë por edhe fitorja ishte një arritje ekipore. Para disa ditëve Davis e kishte kaluar Davis West edhe në kërcime, dhe tani mban primatin në histori të Pelicans në dy sfera. Përndryshe Pelicans në këtë takim erdhën pas dy humbjeve rresht, pasi mbeten pa DeMarcus Cousins i cili për shkak të një lëndimi do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Kurse Thunder në këtë mbrëmje nuk po arrinin ta gjenin ritmin e tyre në gjuajtje dhe Westbrook nga gjuajtjet ishte 7/21, Paul George 4/16 dhe Carmelo Anthony 6/17. Ndoshta kjo erdhi edhe pas lodhjes, pasi një natë më herët luajtën kundër Denver Nuggets në një ndeshje të vështirë që e humbën në fund. Derisa për ta, humbja nga Pelicans ishte e treta rresht.

Nga ndeshjet tjera, në Konferencën Lindore Boston dhe Toronto vazhduan me fitore. Kurse në takimin ndërmjet Milwaukee Bucks dhe New York Knicks, greku Antetokounmpo i siguroi fitore Bucks-ave me një Gamewinner. /Insporti.com

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të së premtes në NBA ishin:

Charlotte Hornets – Indiana Pacers (133-126)

Boston Celtics – Atlanta Hawks (119-110)

Brooklyn Nets – LA Lakers (99-102)

Toronto Raptors – Portland Trail Blazers (130-105)

Milwaukee Bucks – New York Knicks (92-90)

Philadelphia 76ers – Miami Heat (103-97)

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans (100-114)

Phoenix Suns – Utah Jazz ( 97-129)

Sacramento Kings – Golden State Warriors (104-119)

-->