Anthony Davis pëson dy lëndime në humbjen e Lakers

Basketboll 18 Dhjetor 2021 10:44

Një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Anthony Davis, ka pësuar një tjetër lëndim.

Karriera e qendrës amerikane po fillon të vihet në pikëpyetje nga lëndimet e shpeshta. Dy lëndime ai pësoi vetëm mbrëmë, në humbjen e Lakers ndaj Timberwolves.

AD nuk do të mund të ndihmojë tani LeBron James në misionin e vështirë për të rikthyer titullin e kampionit.

Mbrëmë, AD së pari dëmtoi kyçin e djathtë të këmbës, kurse më pas gjurin e majtë.

Njëri lëndim erdhi në çerekun e parë derisa lojtari kërceu dhe ra në këmbën e kundërshtarit, kurse tjetri lëndimi që e largoi nga ndeshja ishte në çerekun e tretë, në duel me Jaden McDaniels.

-->