Anthony Joshua i rikthehet ringut në fundjavë – çka që duhet të dini para meçit

Boks 30 Maj 2019 12:20

Anthony Joshua rrezikon titujt e tij të dielën në mëngjes kundër një boksieri pak të njohur, Andy Ruiz Jr, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Kampioni pritej të ndeshej me Jarrell Millerin para se amerikani të rezultonte pozitiv në testin për drogë, derisa ai u zëvendësua nga Ruiz pastaj.

Joshua (22-0) do t’i mbrojtë titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Ruizit (32-1), i cili ka boksuar vetëm një herë në një nivel të tillë më parë, duke u mposhtur në pikë nga Joseph Parker për titullin WBO, më 2016.

Meçi zhvillohet të dielën në mëngjes rreth orës 4:00 sipas kohës tonë lokale.