Anthony Joshua jep parashikimin e tij për meçin mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit

Boks 12 Shkurt 2020 19:05

Anthony Joshua është duke e përkrahur bashkëkombësin e tij Tyson Fury për rimeçin ndaj Deontay Wilderi.

Britanezi i cili mposhti Andy Ruiz dhe riktheu titujt e tij,  mendon që Fury do ta fitojë meçin.

“Mendoj se Fury fiton. Një njeri që thuajse e bëri në herën e parë nuk do ta bëjë keq në të dytën”, ka thënë Joshua.

Meçi mes Furyt dhe Wilderit do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas.

-->