Anthony Joshua përgatitje intensive para meçit (Video)

Sporte luftarake 07 Mars 2018 09:47

Anthony Joshua, i cili është kampion në IBF dhe WBA, pritet të ndeshet në fund të muajit me Joseph Parker dhe britaniku është duke kaluar nëpër stërvitje intensive duke u përgatitur për luftën e 31 marsit.

Duket se 28 vjeçari po i kushton shumë vëmendje para përgatitjeve në aspektin e forcës, pasi bëhet fjalë për një luftë, ku fituesi do të jetë kampion i ardhshëm i IBF, WBA dhe WBO.

Para meçit në Cardiff, Joshua po shtron në Sheffield nën direktivat e trajnerit Rob McCracken dhe të martën ai i dhuroi të gjithë adhuruesve të tij një vështrim në regjimin e tij të rreptë stërvitor.

Nëse Joshua arrin ta mposht kampionin e WBO Joseph Parker, atëherë shumë shpejt mund të pritet aranzhimi i ndeshjes në mes tij dhe mbretit të WBC “Bomberit të Bronztë”, Deontay Wilder, i cili ditë më parë mposhti boksierin nga Kuba, Luis Ortiz.

Wilder pritet se do të jetë i pranishëm në meçin e Joshua më 31 mars në Cardiff. /insporti.com

-->