Anthony Martial mund të nënshkruajë me rivalët e Man.United

Futboll 23 Prill 2018 11:51

Janë disa lojtarë që pritet se do të largohen gjatë verës nga Manchester United, e ndër ta është edhe Anthony Martial.

Për francezin thuhet se ka interesim nga disa skuadra, ku Juventus përmendej më së shpeshti, por po ashtu para disa ditëve doli në pah edhe interesimi i skuadrës gjermane, Bayern Munchen dhe francezëve të Paris Saint-Germain.

Megjithatë, së fundmi po raportohet se Martial mund të largohet në drejtim të Londrës Veriore, tek rivalët e United, skuadra e Arsenal.

Që nga ardhja e Alexis Sanchez, pikërisht nga Arsenal, francezi Martial është duke pasur edhe më pak minuta në ndeshjet e “Djajve të Kuq” dhe kjo ka bërë që të jetë i pakënqaur pasi duket se ai nuk bënë pjesë më në planet serioze të trajnerit Jose Mourinho.

Përkundër interesimit të madh nga disa skuadra, sipas disa mediave, Martial do të preferonte të qëndronte në Premier League dhe për këtë arsye kandidatura e Arsenal po llogaritet mjaft serioze edhe pse në Angli interesim ka edhe nga Chelsea dhe Tottenham.

22 vjeçari i cili në vitin 2015 kaloi nga Monaco në Manchester United për 50 milionë euro, në 131 ndeshje ka shënuar 36 gola dhe thuhet se “Djajtë e Kuq” nuk do të pranonin një shifër më të ulët se sa ajo që kanë paguar për të.

Madje Jose Mourinho së fundmi, i bëri më dije Anthony Martial, por edhe Marcus Rashford, se nuk mund të garantojë për këtë dyshe paraqitje të rregullta në formacionin bazë, çka ka shtuar dyshimet për largimin e francezit, por po ashtu edhe të talentit të ri nga akademia e United, Marcus Rashford. /Insporti.com

 

-->